DeutscheWelle: BE e OSBE, të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri

DeutscheWelle: BE e OSBE, të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri

Megjithëse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe pret hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Brukseli zyrtar ka shprehur shqetësime për parregullësi në zhvillimin e zgjedhjeve të qershorit 2017.

Kështu shkruan media gjermane Deutsche Welle në komentin e saj për protestën e opozitës  më 18 shkurt.

Po ashtu, në vitin 2015, vazhdon më tej artikulli, OSBE i kërkoi Shqipërisë “të rrisë pavarësinë dhe profesionalizimin e komisioneve zgjedhore, të rishikojë legjslacionin zgjedhor e të eleminojë paqartësitë e boshllëqet në të, të forcojë sistemin zgjedhor, të rishohë rregullat financiare të fushatave elektorale dhe të përmirësojë sistemin e regjistrimit të votuesve.”

Deri më tani, asnjë nga rekomandimet e OSBE-ODHIR nuk është realizuar. Puna në komisionin e reformë zgjedhore vazhdon, por me ritme të ngadalta. Po ashtu, votimi elektronik, kërkesë kjo e opozitës, u hodh poshtë ngë kryetari i KQZ-së Denar Biba. Sipas Zotit Biba, nuk ka kohë mjaftueshëm për të vendosur teknoligjinë e nevojshme për votim elektronik.

Qeveria Rama, në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-së, ka propozuar pak javë më parë, një projektligj që parashikon mbylljen e të gjithë portaleve online të paregjistruar gjatë përiudhës së fushatës zgjedhore.

Në monologët e tij të së dielës, Kryeministri Rama shpeshherë i ka quajtur gazetarët e portaleve, ato që kritikojnë qeverinë, “politikanë të dështuar që janë plot mllef dhe hakmerren për dështimin e tyre studio më studio, portal më portal, duke u shfaqur me maskën e analistit.”

Në kundërshtim me deklaratat e Zotit Rama, në përfundimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 2015-ës, në kapitullin ku flitej për median, e vetmja gjë e cila vlerësohej pozitivisht ishte pikërisht pavarësia dhe këndvështrimi ndryshe i disa portaleve online.

Në raportin e OSBE-ODIHR shkruhej:

“Megjithatë, nuk ka ndërhyrje në lirinë e internetit, dhe lajmet në internet gjithnjë e më shumë ndihmojnë në pluralizëm, për shkak të autonomisë së tyre më të madhe editoriale dhe hapësirës për këndvështrime alternative.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>