Stuhitë e dëborës në Iran lanë së paku 10 alpinistë të vdekur dhe disa të zhdukur.
Numri i viktimave mund të jetë më i lartë, pasi disa alpinistë që kanë qenë në malet në veri të Teheranit, mbeten të zhdukur, raporton Reuters.
Kërkimet dhe përpjekjet e shpëtimit u ndërprenë gjatë natës, por pritet të vazhdojnë sot.
Rajonet malore të Iranit janë përfshirë prej disa ditësh nga reshje me borë dhe erëra të fuqishme, që bllokuan rrugë në shumë pjesë të vendit.
Autoritetet e parashikimit të motit i kanë paralajmëruar më herët qytetarët që të mos udhëtojnë në male, ku janë raportuar stuhi dhe ortekë bore.