Dhjetra arrestime e mijra gjoba për shkeljen e Kodit Rrugor

Dhjetra arrestime e mijra gjoba për shkeljen e Kodit Rrugor

Policia e Shtetit njoftoi të premten se ka administruar disa mijra penalizime për thyerje të Kodit Rrugor, pas intensifikimit të kontrolleve rrugore gjatë javës së fundit në vend.

Ajo ka arrestuar 68 drejtues mjetesh, nga të cilët 33 për drejtim mjeti pa leje dhe 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njëkohësisht, ka pezulluar lejen e drejtimit për 398 shtetas, nga të cilët 298 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, kanë marr gjobë 5585 shtetas për shkeljet në vijim:

– 2458 për parakalime të gabuara;

– 1444 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– 590 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

– 512 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;

– 581 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë.

Policia Rrugore theksoi se do të vazhdojnë kontrollet për të siguruar zbatimin e Kodit dhe parandalimin e aksidenteve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>