Dhjetra arrestime e mijëra gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit në fundjavë

Dhjetra arrestime e mijëra gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit në fundjavë

Policia e Shtetit ka bërë me dije të dielën se, në vend, gjatë fundjavës, janë arrestuar rreth 36 persona për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Mes të arrestuarve, 12 persona janë shoqëruar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 15 për mungesë leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të certifikatës së xhamave të errët.

Po ashtu, janë pezulluar 71 leje drejtimi, prej të cilave 51 për shpejtësi mbi normat dhe 20 për drejtim nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, 6 persona janë kapur në flagrancë në tentativë për të korruptuar policinë rrugore.

Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka gjobitur 4134 drejtues mjetesh, për shkelje që lidhen me: parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim shpejtësie, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Sipas Policisë rrugore, për të gjurmuar rastet e shkeljeve janë përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, si dhe denoncimet nga ana e qytetarëve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>