Presidenti i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi se korrupsioni ëshët kërcënimi më i madh i ekonomisë shqiptare.
Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, Jaço se janë krijuar mekanizmat për të luftuar korrupsionin sidomos në nivele të larta. Ai shtoi se këto mekanizma nuk po zbatohen ashtu siç duhet.
“Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për të krijuar një program në luftën kundër korrupsionit, për zyrtarët e lartë e të mesëm që përfshihen në korrupsion. Lidhur me konsultimet publike ne kemi një ligj, por që nuk funksion mirë. Ne prodhojmë disa mekanizma, që ligji të ketë fuqi implementuese.”
Jaço pohoi se kjo dhomë rekomandon modernizim të sistemit të taksave, që të nxisë formalizimin e bizneseve, fuqizimin e eksporteve shqiptare, që kanë nevojë të mbështeten me politika tregtare e fiskale, fuqizimin e ekonomisë digjitale, do jetë e pamundur për çdo ekonomi të jetë e suksesshme pas pandemisë pa pasur një ekonomi digjitale.