Në Fabrikën e Metalit në Kukës, në Shqipëri, anëtarët e UÇK-së kanë mbajtur në paraburgim 12 persona.
Kjo e dhënë doli nga dosja e plotë e aktakuzave e hartuar nga Dhomat e specializuara të Kosovës kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit. Kjo dosje u publikua më 26 nentor në faqen zyrtare të dhomave të Specializuara.
“Gjykatësi i Seancës Paragjyqësore konstaton se materiali mbështetës tregon se midis muajit majit dhe qershor 1999, të paktën 12 individë u mbajtën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së dhe u ruajtën në dhoma me dritare të bllokuara në Fabrikën e Metalit në Kukës, në Shqipëri. Të arrestuarit në fjalë u prangosën, u ruajtën dhe u shoqëruan në tualet. Ata qëndruan në paraburgim për periudha të ndryshme kohore”, shkruhet në dosjen e Hagës.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi u arrestuan në filimit të nëntorit, për akuzat e krimeve ndaj njerëzimit në vitet e pas luftës së Kosovës. Ata gjenden në paraburgim në Hagë.