Presidenti Ilir Meta mbështeti shpalljen e lëvizjes kombëtare “NeJemi1”, kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.
Duhet “ta mbështesin sot e në vazhdimësi këtë nismë.Të përmirësojmë politikat, ligjin e të ngremë barriera për të parandaluar dhunën e shfrytëzimin e fëmijëve. Duhen marrë omasa të forta jo vetëm për përmirësimin e ligjit por dhe për rritjen e ndëshkueshmërisë”, tha Presidenti Meta në konferencën për shtyp, të enjten, në Presidencë.
Meta kërkoi hartimin e politikave efikase për parandalimin, denoncimin dhe politika më të forta ndëshkuese.
Ai tha se kjo dhunë ndodhet kudo “në shtëpi në shkolla, institucione kujdestarie, në familje apo komunitet”.