Dhuna ndaj gazetarëve, pesë rastet më të njohura

Dhuna ndaj gazetarëve, pesë rastet më të njohura

Ditët e fundit, me sulmimin e dy gazetarëve, organizata të huaja dhe vendase kanë denoncuar dhunën dhe kanë kërkuar më shumë mbrojtje për gazetarët dhe lirinë e medias.

Janë të paktën 5 raste kur gazetarët janë dhunuar për shkak të profesionit:

 – Më 3 shtator, Julian Shota, korespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç, nga vetë pronari i lokalit.

 – Më 30 gusht 2018, shtëpia e prindërve të gazetares së  News24 Klodiana Lala u sulmua me breshëri automatiku.

 – Më 26 maj, Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Blendi Kasmi u godit nga policia gjatë protestës së opozitës.

 – Në maj 2017, gazetari i emisionit investigativ Genci Angjellari u sulmua fizikisht nga administratorja e kompanisë “Euroteam” teksa gazetari po bënte një kronikë për ndotjes mjedisore që kompania shkaktonte në fshatin Stërmas të Tiranës.

 – Në maj 2016, Gazetari i Telesport, Eduard Ilnica u godit nga një grup prej 6-7 personash.  Nga agresorët e shumtë, gazetari Ilnica njohu vetëm presidentin e Kastriotit, Alban Vogli.

Organizata e shoqërisë civile “Reporterët pa Kufij” (RSF) i ka kërkuara vazhdimisht organeve kompetente dhe Kryeministrit Rama se “duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës ndaj gazetarëve.”

Por kjo gjë ka pak shanse të ndodhë, pasi Kryeministri Rama, prej kohësh tashmë, ka kultivuar një gjuhë urrejtjeje ndaj shtypit të lirë, të cilin ai shpesh e tall dhe ofendon teksa flet nga televisioni i tij personal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>