Dhunë ndaj qytetarëve të pambrojtur nga kontraktorët e Bashkisë Tiranë

Dhunë ndaj qytetarëve të pambrojtur nga kontraktorët e Bashkisë Tiranë

Disa qytetarë që protestojë për ndërtimet në Parkun e Liqenit janë rrahur, gjatë natës së mbrëmshme, nga dy punonjës të një kompanie kontraktore për ndërtimin e këndit të lojrave.

Rreth orës 2 të mëngjesit, makinat e rënda të një firme ndërtimi, Kassel shpk, kanë filluar të shkarkojnë materiale ndërtimi. Disa qytetarë, që po kalonin natën pranë kantjerit në shenjë proteste, janë afruar për të parë, por ata janë bërë fillimisht menjëherë pre e provokimit dhe pastaj goditjeve me shqelma dhe grushta naga ana e dy punonjësve të firmës.

Në një video të hedhur në Youtube nga protestuesit, dëgjohet që një nga punonjësit e kompanisë deklaron në mënyrë arrogante për këndin e lojrave “prona është e jemja” dhe hedh kërcënime në drejtim të protestuesve.

Ndërkohë, rreth 7-8 policë bashkiakë dhe të rendit, që kanë qenë të pranishëm për të ruajtur kantjerin, nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment gjatë ushtrimit të dhunës edhe pse ndihma e tyre është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga protestuesit.

Vetëm mbas telefonatave të dëshpëruara të protestuesve në polici, një patrullë e policisë ka ardhur në vendngjarje dhe ka shoqëruar për në komisariatin e policisë dy dhunuesit.

Rreth 10 qyetarë kanë kaluar mbrëmë natën në park për të protestuar ndaj betonizimit të parkut për ndërtimin e një këndi lojrash.

Punimet për këndin filluan në mënyrë të intensifikuar dje gjatë ditës, kur në park u hodh beton për të ndërtuar një trase për një tren për fëmijë. Hedhja e betonit ka ngjallur me njëherë reagimin e qytetarëvë që kundërshtojnë ndërtimin, dhjetra prej të cilëvë janë mbledhur në park gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë natës Bashkia ka ndërtuar një gardh teli shumë më të gjërë se i gjithë vëndi ku ndërtohet, me qëllim për të mbajtur protestuesit sa më larg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>