Policia greke përdori gaz lotësjellës ujë me presion për të shpërndarë njerëzit që ishin mbledhur në qendër të Athinës të shtunën për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19.
Më shumë se 4 000 njerëz u mblodhën përballë parlamentit grek për herë të tretë këtë muaj, raporton Reuters.
Greqia ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e spitaleve dhe shtëpive të kujdesit për të moshuarit.
Disa nga protestuesit hodhën bomba molotov ndaj policisë e cila u kundërpërgjigj me gaz lotësjellës.
Disa sondazhe në Greqi kanë treguar se shumica e popullsisë duan të vaksinohen kundër COVID-19.
Rreth 45% e popullsisë janë të vaksinuar plotësisht.