Dialogu Kosovë-Serbi në axhenden e BE-së

Nga Exit News
Dialogu Kosovë-Serbi në axhenden e BE-së

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë –Serbi, Mirosllav Lajçak u shpreh se procesi i dialogut mund të përmbyllet shpejt nëse palët kanë përkushtim dhe vullnet për një gjë të tillë.

Në një deklaratë për median pas takimin me Vjosa Osmanin, të martën, Lajcak u shpreh se vendosja e dialogut mund të ndodhë brenda mandatit të qeverisë së re.

Lajçakut ia bëri të qartë Osmani se BE-ja dhe SHBA-ja, presin edhe vazhdimin e dialogut.

“Janë Kosova dhe Serbia që vendosin se sa shpejtë duan të procedojnë. Nëse duan të takohen na baza mujore, ne jemi aty. Nëse ata duan të takohen në baza javore, ne jemi këtu për të ndërmjetësuar dhe ne nuk na duhen edhe dhjetë vjet të tjera, as pesë vjet të tjera, as tre vjet, nëse ka përkushtim dhe vullnet të palëve”, u shpreh Lajçak.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>