Dialogu Kosovë – Serbi/ Palmer nxit palët për marrëveshje ‘sa më shpejtë’

Nga Exit News
Dialogu Kosovë – Serbi/ Palmer nxit palët për marrëveshje ‘sa më shpejtë’

SHBA dhe BE kërkojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje për njohjen reciproke të tyre, sipas Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer.

“Ne dhe Bashkimi Evropian ndjejmë një lloj urgjence për këtë proces dhe do të dëshironim që palët të ecin përpara shpejt”, tha zyrtari amerikan një intervistë për televizionin publik të Kosovës.

Sa i përket Asociacionit, Palmer ka thënë se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Beogradi kërkon që Asociacioni i komunave në Kosovë të formohet sipas marrëveshjes së firmosur në Bruksel në 2013 por qeveria Kurti ka bërë të ditur që është kundër këtij projekti.

Ata i referohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që vlerëson se ka elementë të jo kushtetues të marrëveshjes, megjithatë Palmer është shprehur se parametrat që kanë nevojë për diskutim s’duhet ta pengojnë procesin.

Sa i përket takimit Kurti – Vuçiç në mes të qershorit, Palmer është shprehur se është në dorën liderëve të dy vendeve që të vendosin temat për të cilat do të bisedojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>