Diarreja dhe të vjellat — dy simptomat kryesore të femijëve me Covid-19

Nga Exit News
Diarreja dhe të vjellat — dy simptomat kryesore të femijëve me Covid-19

Diarreja dhe të vjellat mund të jenë shenja të rëndësishme të Covidit tek fëmijët, thanë kërkuesit e një studimi të kryer në mbi 900 fëmijë, nga Universiteti Queen Belfast. Studimi u botua në gazetën The Guardian.

“Në grupin tonë, diarreja dhe të vjellat ishin më të shpeshta se sa kolla dhe ndryshimet në nuhatje dhe shije”, tha Doktor Tom Waterfield, kryekërkuesi i studimit.

“Nëse doni të diagnostikoni një infeksion tek fëmijët, ne duhet të shohim nëse kanë diarre dhe të vjella, jo vetëm infeksion të rrugëve të sipërme respiratore”, shtoi ai.

Nga testimet e fëmijëve simptomatikë, 96 për qind e tyre kishin simptoma gastro-intensinale.

Studimi u krye nga 6 prilli deri më 3 korrik dhe përfshiu 990 fëmijë të punonjësve shëndetësorë në të gjithë Britaninë, nga mosha 2 deri në moshën 15 vjeç. Asnjë prej tyre nuk u shtrua në spital.

Ekipi gjeti se 68 fëmijë, 6,9 për qind, kishin antitrupa dhe gjysma e tyre kishin simptoma.

Disa simptoma ishin të njejta—31 për qind e 68 fëmijëve kishin temperaturë, 18 për qind dhimbje koke, dhe 19 përq ind shqetësime gastro-intensinale, si diarre, të vjella dhe dhimbje stomaku.

Për fëmijët pa antitrupa të dhënat ishin përkatësisht 11 për qind, 4 për qind dhe 3 për qind.

“Ne kemi parë edhe simptoma të humbjes së oreksit si dhe temperaturë, ndërsa shqetësimet gastrointensinale ishin tek të gjithë”, tha Danny Altmann profesor i imunologjisë në Kolegjin Imperial në Londër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>