Diaspora letër OSBE-së: Përfshirja e Ramës në negociatat në Bjellorusi, e dëmshme

Nga Exit News
Diaspora letër OSBE-së: Përfshirja e Ramës në negociatat në Bjellorusi, e dëmshme

Grupimi Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka kundërshtuar përfshirjen e kryeministrit Rama si negociator për të zgjidhur krizën në Bjellorusi.

Përmes një letre drejtuar OSBE-së, Diaspora shprehet se ‘është e papërfytyrueshme që një kryeministër si Edi Rama me skandale e akuza të njëpasnjëshme në vendin e tij, për manipulim zgjedhjesh qendrore në 2017 e zhvillim zgjedhjesh lokale pa opozitë në 2019, uzurpim institucionesh, shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë duke shkelur një sërë ligjesh në fuqi, presion ndaj shtypit të lirë, etj. vendos të japë leksione demokracie për situatën në Bjellorusi.’

Në letrën drejtuar OSBE-së, Diaspora shkruan se ‘Shqipëria ka drejtimin e OSBE-së për 2020 dhe mendojnë se vendi ynë ka plot diplomatë karriere me integritet që mund të përfshihen në këto bisedime’.

DSHL thekson se përfshirja e Ramës në këtë proces ndërmjetësimi nuk i bën nder as OSBE-së, as Bjellorusisë e as Shqipërisë. Përkundrazi, është një shembull negativ për popujt që luftojnë për të fuqizuar e promovuar vlerat demokratike evropiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>