Pas një zjarrvënie te qëllimshme në hotelin ‘Buni i Bajraktarit’ në Qafe Thore, Theth, anëtarët e diasporës shqiptare dhe individë të tjerë i kanë shkruar Kryeministrit Edi Rama.
Në fund të Marsit, kompleksi i cili ka përfituar nga disa miliona euro në investime u dogj. Si pronari Gezim Olaj ashtu edhe banorët lokalë thirrën policinë por dëmi ishte bërë tashmë. Olaj kishte jetuar në Angli dhe ishte kthyer në Theth për të investuar në pronë dhe për të inkurajuar turizmin në zonë.
Olaj i tha medias se ai nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e kupton pse biznesi i tij ishte shënjestër e këtij sulmi.
“Ne po përpiqemi të mbledhim veten. Shpresoj që policia të hetojë. Unë nuk kam asnjë armik. Unë vij nga Londra dhe kam investuar rreth 3 milion euro. Ne nuk kemi kamera sigurie pasi nuk ka energji elektrike dhe rojen e largova nga puna në janar. Ata e shfrytëzuan rastin, dhe sulmuan”, tha ai.
Zjarrvënësit dogjën restorantin, hotelin dhe një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër. Ai spekuloi se ndoshta dikush ishte xheloz për konkursin dhe se ai është i sigurt se ishte i qëllimshëm.
Biznesi u konsiderua një katalizator për zonën, e cila ka tërhequr interesin e shumë turistëve vitet e fundit. Si përgjigje ndaj sulmit dhe pasojave, diaspora, banorët dhe pronari i restorantit i shkruan një letër Ramës, Ministrit të Turizmit Bledi Klosi, Ministrit të Brendshëm, Bledi Cuci dhe zyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe vendore.
“Ne jemi thellësisht të brengosur për zjarrvënien e qëllimshme dhe shkatërrimin e strukturave akomoduese dhe të shërbimeve të Bunit të Bajraktarit në Qafe Thore. Një biznes i ndërtuar nga një anëtar i diasporës, i cili ka luajtur një rol transformues në ekonominë e zonës dhe ka shërbyer si një katalizatori i punësimit në një rajon që deri vonë ishte lënë jashtë hartës turistike të vendit”, shkruhet në letër.
Ata vunë në dukje se shkatërrimi i biznesit ndikon tek të punësuarit e zonës, dhe në të gjithë zinxhirin mbështetës për biznesin, përfshirë punonjësit sezonalë dhe fermerët vendas që e furnizojnë atë. Sulmi, thanë ata, ka tronditur perspektivat afatshkurtra dhe afatgjata të komunitetit, si dhe zhvillimin e turizmit malor.
Incidente të tilla, nëse lihen të pazgjidhura mund të dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë dhe tëshkurajojnë ata që mund të duan të zhvillojnë ose investojnë në zonë:
“Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të bëjnë pjesën e tyre për të provuar ndalimin dhe dënimin e vandalizmit të pronës. Kërcënimet ndaj biznesit të ligjshëm janë të papranueshme dhe të dënueshme.”
Ata i bënë thirrje Kryeministrit dhe individëve të tjerë për të hetuar ngjarjen dhe arrestimin e autorëve.