DiCaprio sërish thirrje për shpalljen Park Kombëtar të Lumit Vjosa

Nga Exit News
DiCaprio sërish thirrje për shpalljen Park Kombëtar të Lumit Vjosa

Aktori Leonardo DiCaprio përmes një postimi në rrjetin Twitter ka bërë sërish thirrje për mbrojtje të Lumit Vjosa nga hidrocentralet që janë planifikuar të ndërtohen aty.

Ai shkruan se shpallja Park Kombëtar “do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit”

Kjo nuk është hera e parë që aktori advokon për mbrojtjen e lumit.

Qysh kur qindra qytetarë e aktivistë nisën protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, aktori mbështeti protestat dhe bëri thirrje që të ndalohet shkatërrimi i lumit të Vjosës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>