
Të paktën 20 hektarë ullishte e vreshta janë djegur, të premten, në Karbunarë të Lushnjes.
Zjarri nuk dihet ende se si ka nisur, por prania e erës e ka përhapur atë duke dëmtuar një hapërsirë të madhe.
Fermerët dhe banorët e zonës kanë tentuar ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore, por nuk ia kanë dalë. Ndërsa zjarrëfikëset nuk kanë mundur të vijnë në kohë.
Sipas fermerëve, dëmet e shkaktuara janë shumë të larta, pasi ullishtet dhe vreshtat që janë djegur nuk ishin të vjela, dhe janë të shtrenja për tu zëvendësuar.