Në ditën e 25 të grevës, gratë naftëtare kanë pranuar të bisedojnë me Kryeministrin Rama. Ato do të dalin nga greva dhe do të bisedojnë me Kryeministrin Rama të hënën.
“Ne po bëjmë një hap mbrapa për të gjetur një zgjidhje. Do të dalim nga greva qoftë edhe për dy orë për të dialoguar me kryeministrin dhe nëse nuk na jepet zgjidhje do t’i rikthehemi prapë grevës”, shprehen naftëtaret për median.
Deri më tani, kryeministri Rama i ka kërkuar disa herë naftëtarëve që të ndalin grevën, si e vetmja mënyrë për të nisur bisedimet me qeverinë.
Por naftëtarët kanë refuzuar lënien e grevës. Ato kërkuan nisjen e bisedimeve me qeverinë ndërkohë që greva vazhdon.
Ato kanë përsëritur shpeshherë se presin nga kryeministri zgjidhje konkrete, jo statuse në rrjetet sociale.