Dita e 16 e grevës, naftëtarja kthehet nga spitali në grevë

Nga Exit News
Dita e 16 e grevës, naftëtarja kthehet nga spitali në grevë

10 gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e 16 të grevës së urisë. Të premten, një prej naftëtareve e cila u dërgua në spital 3 ditë më parë, është rikthyer. Pavarësisht problemeve me diabetin dhe tensionin dhe rekomandimeve të mjekëve për të ndalur grevën, ajo i është bashkuar kolegeve të saj në grevë.

“Jam rikthyer të mbështes koleget. Nuk kam lekët blej ilaçet”, tha ajo teksa i bëri thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre.

Naftëtaret e tjera u shprehën të vendosura për të vazhduar grevën deri në plotësimin e kërkesave: marrjen e rrogava të prapambetura dhe rinisjen e punës në rafineri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>