
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u mor në pyetje për gjashtë orë nga prokurorët në Gjykatën e Hagës të martën.
Kjo është dita e dytë rradhazi që presidenti kosovar intervistohet dhe do të vijojë edhe të nesërmen, në 15 korrik në orën 13:00.
Përmbajtja e diskutimit nuk është bërë publike dhe Presidenti nuk u shpreh për mediat.
Në 13 korrik ishte dita e parë e pyetjeve për presidentin Thaçi.