Dita e gjashtë e protestave për Klodianin mbyllet pa përplasje

Nga Exit News
Dita e gjashtë e protestave për Klodianin mbyllet pa përplasje

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi në kryeqytet.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Megjithëse policia kishte paralajmëruar më herët se nuk do të lejonte më grumbullime më shumë se 10 persona në Tiranë, ajo nuk ndërhyri sot për të shpërndarë turmën që u mblodh në sheshin “Skënderbej”.

Grupi i portestuesve u zhvendos më pas drejt godinës së kryeministrisë. Marshimi i tyre u shoqërua me thirrje “poshtë diktatura” por nuk pati tensione me policinë e cila ka përdorur gaz lotsjellës gjatë 5 protestave të shkuara.

kryeministria

Kryeministria

protesta kryeministri x

kryeministria largim x

Në protestën e sotme është kërkuar edhe lirimi i protestuesve që janë arrestuar nga policia. Disa prej tyre janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Pas marshimit para godinës së kryeministrisë protestuesit janë kthyer sërish në sheshin “Skënderbej”.

Ndryshe nga ditët e tjera, sot policia nuk ka shoqëruar protestues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>