Dita e Gruas në Tiranë, protestë kundër dhunës dhe vrasjes së grave

Dita e Gruas në Tiranë, protestë kundër dhunës dhe vrasjes së grave

Data 8 Mars është Dita Ndërkombëtare e Gruas – një ditë për të ngritur zërin në mbarë botën për gruan, për lëvizjen për të drejtat e grave, si dhe për të protestuar kundër shtypjes dhe pabarazisë.

Këtë vit në Tiranë janë organizuar protesta në të gjithë vendin, dy protesta në Tiranë, në Durrës dhe në Fier në mbrojtje të grave.

Sot në Tiranë do të organizohet një marshim kundër murit të heshtjes me të cilin përplasen ata që kërkojnë të drejta më të mira për gratë në Shqipëri. Marshimi do të nis në orën 11:00 jashtë Drejtorisë së Policisë në Rrugën Sami Frashëri. Burrat, gratë, fëmijët dhe përfaqësuesit e komuniteteve të huaja janë të ftuar dhe mirëpritur në mënyrë të barabartë. Protesta do të jetë paqësore dhe protestuesve  nuk i cenohet siguria e tyre. Të pranishmëve në protestë u kërkohet të vishen me të zeza në kujtim të nëntë grave dhe vajzave që kanë humbur jetën këtë vit, por edhe për të simbolizuar heshtjen institucionale dhe sociale për këtë situatë.

Gjithashtu, edhe Kryetarja e Grave në Partinë Demokratike ka thirrur protestë nën moton “Shtëpia jonë — Liria Jonë” në orën 11:00 tek Unaza e Madhe “Astiri”.

Protestuesit do të kërkojnë nga institucionet e vendit të fillojnë një dialog konstruktiv mbi të drejtat e grave, të drejtat e tyre të punës dhe mundësitë e barabarta, ndërkohë që djemtë dhe burrat  duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Viti 2018 pati nivele të pashembullta të dhunës dhe vrasjes së grave në vend, me mbi 4000 urdhra mbrojtjeje të dhëna për gra të rrezikuara nga partnerët e tyre. Që nga viti 2010, mbi 100 gra dhe vajza janë vrarë si rezultat i dhunës në familje dhe 73 prej tyre janë vrarë nga bashkëshortët.

Gjatë vitit 2019 është vrarë një grua për afërsisht çdo shtatë ditë – në total 9 gra të vrara deri më tani. Kjo epidemi duhet të kishte vënë në lëvizje autoritetet për domosdoshmërinë se duhet bërë diçka, por duket se vrasjet në të vërtetë kanë pasur një efekt të kundërt. Mediat i kanë normalizuar krimet përmes raportimit të dobët dhe joetik, në disa raste duke fajësuar gratë ose duke gjetur “justifikime” për krimet. Disa i kanë quajtur vrasjet “krime pasioni”, ndërsa në disa raste policia nuk ka vepruar kur ka patur raportim dhune, që më pas kanë çuar në vrasje. Përveç kësaj, policia, gjykatësit dhe zyrtarët qeveritarë janë akuzuar për mbulimin e rasteve të abuzimit seksual dhe përdhunimit, si dhe për dështim në ndëshkimin e duhur të atyre që janë shpallur fajtorë.

Viktimat e abuzimit janë përmendur rregullisht nga media, duke shkelur të drejtën e tyre për privatësi, etikën në gazetari dhe ligjin. Kjo çon në përhapjen e  ngacmimit të atyre që janë dhunuar dhe shpesh ato bëhen shënjestra të  abuzimit në internet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>