
Zelanda e Re ka raportuar 14 raste të reja me koronavirus , një ditë pasi qyteti më i madh, Auckland u kthye në karantinë.
Shkak për këtë mbyllje të dytë u bë identifikimi i katër rasteve të reja të të infketuarve me koronavirus, pas tre muajsh pa asnjë transmetim lokal të regjistruar.
Karantina do të zgjasë për tre ditë dhe ka nisur ditën e mërkurë.
Zelanda e Re është vlerësuar ndërkombëtarisht për përgjigjen e saj në kohë ndaj pandemisë dhe përballimin pa kosto të larta.