
Naftëtarët e Ballshit po vijojnë me ditën e pestë të grevës së urisë, por sipas mediave gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është përkeqësuar.
Report Tv raporton se grevisti Aleksandër Mejdani është dërguar në spital.
Prej katër ditësh naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në grevë urie dhe kërkojnë dhënien e pagave të prapambetura. Ata janë shprehur se do të qendrojnë në grevë deri sa t’ju jepen pagat.
Kjo është greva e dytë e naftëtarëve brenda një viti.
Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.