Dita e Rinisë, të rinjtë e PD rrethojnë ministritë dhe Bashkinë Tiranë

Dita e Rinisë, të rinjtë e PD rrethojnë ministritë dhe Bashkinë Tiranë

Në Ditën kombëtare të Rinisë, të rinjtë e Partisë Demokratike kanë protestuar njëkohësisht përpara Ministrisë së Shëndëtësisë, së Arsimit dhe Bashkisë Tiranë.

Përpara Ministrisë së Shëndetësisë, të rinjtë protestuan kundër premtimeve të pambajtura të ministrit Beqaj për shëndetësi falas dhe kundër koncesioneve, që të rinjtë i kanë quajtur klienteliste. Me një arkivol që simbolizonte “shëndëtësinë e vdekur”, të rinjtë kërkuan dorëheqjen e ministrit Beqaj.

Përpara Ministrisë së Arsimit, të rinjtë e PD-së kanë protestuar kundër reformës së arsimit të lartë, një ndër ligjet më të kundërshtuar të vitit të fundit. Me pankarta në duar, ata i kërkuan ministres Nikolla “të mos bëjë biznes me të ardhmen e rinisë”.

Të rinjtë protestuan me qese plehrash përpara Bashkisë së Tiranës, për t’i kujtuar Kryebashkiakut Erion Veliaj vrasjen e Ardit Gjoklajt në landifillin e Sharrës, në verë të këtij viti.

Mes protestuesve ishte dhe vëllai i Arditit, i cili kërkon drejtësinë e munguar.

Të rinjtë do të grumbullohen përpara kryeministrisë për të protestuar të gjithë kundër kryeministrit Rama dhe politikave të tij.

Njëkohësisht, protesta ka pasur dhe në qytetet e tjera si Korçë, Sarandë e Kukës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>