Dita Kombëtare e gjen minoritetit egjiptian të diskriminuar

Nga Exit News
Dita Kombëtare e gjen minoritetit egjiptian të diskriminuar

Sot është Dita Kombëtare e Minoritetit Egjiptian në Shqipëri. Aktivisti për të Drejtat e Njeriut, Ervis Çota tha për Euronews se ky komunitet ka problematika të shumta në vendin tonë.

Sipas tij, shkak për këtë është edhe diskriminimi ndaj tyre.

“Unë kam kontakte të shumta me aktivistë, por dhe me Komunitetin Egjiptian në disa qytete të Shqipërisë dhe konstatoj që problematikat janë të shumta. Pavarësisht të gjithave përpjekjeve që janë bërë, sërish konstatojmë problematika në fushën e strehimit, punësimit, integrimit të të rinjve dhe përfshirjes në institucionet publike.

Kjo vjen dhe për shkak të diskriminimit. Diskrinimi është një nga elementët kryesorë që ka ndikuar dhe po ndikon në zbehjen e identitetit të këtij minoriteti në Shqipëri”, u shpreh ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Komunitetit Egjiptian në Pogradec, Donald Laze theksoi se diskriminimi ndaj tyre nuk është ndjerë në këtë qytet.

“Në qytetin e Pogradecit kjo nuk është ndjerë shumë. Pjesa e diskriminimit nuk ndjehet aq shumë, kjo është një ogur i mirë për ne”, tha Laze.

Ai shtoi se në Pogradec janë rreth 2500-3000 persona të këtij komuniteti dhe se ata janë integruar plotësisht.

EU funded RDN

Ky artikull është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “New Policy Group” dhe, si e tillë, nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>