Dita Ndërkombëtare e Medias, Basha: Ligjet e qeverisë përkeqësuan lirinë e medias në Shqipëri

Nga Exit News
Dita Ndërkombëtare e Medias, Basha: Ligjet e qeverisë përkeqësuan lirinë e medias në Shqipëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se ligjet që ka miratuar qeveria për median po cënojnë çdo ditë lirinë e shprehjes.

Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, Basha pohoi se Shqipëria ka rënë disa vende në indeksin botëror të lirisë së medias, për shkak të kufizimeve që qeveria ka marrë ndaj medias.

“Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën” shkruan Basha.

Në vitin 2019, Shqipëria u rendit në vend të 82, por për një vit ajo ka humbur dy vende duke u renditur në vendin e 84, për shkak të përkeqësimit të lirisë së medias dhe sulmeve ndaj gazetarëve. Vendi ka rënë 7 vende që prej vitit 2018, duke shënuar një përkeqësim serioz të lirisë së shtypit dhe të të drejtave të gazetarëve në një vend kandidat për anëtar në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>