Ditari i një dite në karantinë

Nga Alice Elizabeth Taylor
Ditari i një dite në karantinë

Dita e nëntë, apo dita e dhjetë? E kam humbur tani numrin e ditëve duke qënë se çdo minutë, orë, dhe ditë shkrihet në një. Netë të shkurtra, të qeta ndërpriten vrazhdë nga drita e diellit nën perde, të cilën mund ta admirosh vetëm nga dritarja.

Marr fëmijën tim të vogël dhe shkoj drej kuzhinës, me macet nëpër këmbë, dal në ballkon. Hap derën tej për tej, dhe lë ajrin e pastër dhe heshtjen shurdhuese të hyjë në shtëpi.

Pemët, shtërp për muaj me radhë, tani kanë filluar të lulëzojnë me gjelbërim.

Qesh me vete teksa mendoj se këto pemë kanë më shumë liri se unë.

E vendos vajzën poshtë në tapet dhe ajo fillon të luaj me lodrat e saj ngjyra-ngjyra. Ajo ulet e kënaqur dhe kuit si pëllumbat e dashuruar, që tani  i dëgjoj qartë pasi nuk ka më buri, sirena, zhurma kaotike, për t’i mbytur ato.

Shtyp ekspresin e kafes, dhe era e mirë e kafes më kujton një këngë që e kam dëgjuar më parë kur isha e detyruar të qendroja në shtëpi. Filloj të gatuaj krepa dhe ia jap vajzës sime, e cila me duart e saj i fut ato në gojë.

Duke pirë kafen, e ulur në ballkon shoh rrugët e boshatisura.

Çdo ditë në këtë orë, një burrë i vetmuar kalon. Me një fytyrë të kuqe dhe me pamje të çrregulltë, ai i bërtet dritareve të dyqaneve të mbyllura, duke folur me ajrin përreth tij. Dy policë të mërzitur të ulur në rrethrotullim, duke parë dhe pritur, i hedhin një shikim këtij burri.

Ngrej këmbët, largoj macet tutje, dhe qetësohem brenda në shtëpi. Për orët e ardhshme, vajza ime do të ngjitet në kurrizin tim, do fillojë të më puthë gjithandej, dhe do të fillojë të më prekë fytyrën. Në mes të shpërthimeve të saj entuziaste të kryqëzuara me këndimin, unë shoh lajmet dhe u përgjigjem pyetjeve të banorëve të shqetësuar. Ka pak informacion në dispozicion për të huajt që jetojnë n ëShqipëri dhe unë bëj çmos t’i informoj ata.

Apartamenti im është i madh dhe plot me dritë, por këto ditë ai duket i vogël. Mund të përshkruaj çdo centimetër të tij me detaje —furça godet në art, fijet mbi qilim, qimet e pashmangshme të maceve që kërcejnë në flladin e lehtë nga plasaritja në dritare. Unë ulen e ngrihem, duke bërë të pamundurën t’i mbledh. E pas filloj prapë e rregulloj, e rregulloj përsëri, dhe më pas ulem dhe vështroj murin bosh.

Marr një kafe tjetër e hap kompjuterin tim, dhe filloj të shkruaj. Lexoj, shkruaj, publikoj, ndaj, lexoj, shkruaj, publikoj, ndaj. Ripërsëris e ripërsëris.

Dhe me kalimin e kohës fillon dhe përditësimi i lajmeve, ankthi nis e më kap duke pushtuar të gjithë kraharorin. Pas disa lajmërimesh, e gjej veten duke marrë frymë në përpjekje për tu qetësuar. Do të kalojë. Gjërat do të ndryshojnë. Cdo gjë do të bëhet më mirë. Dhe marr frymë.

Ndalimet po bëhen gjithmonë e më të ashpra. Ne mund të shkojmë jashtë të bëjmë pazar ose në farmaci, gjatë dy dritareve të lirisë. E di që është e nevojshme, e kuptoj arsyen, por është proces i vështirë.

Vazhdoj të lutem dhe i them vetes së do të kalojë shpejt, dhe gjërat do të kthehen shpejt në normalitet. Unë shpresoj që të gjitha këto ndalime të hiqen. Dhe mendoj se çfarë na pret në të ardhmen, sa do të zgjasë kjo.

Më mungon të eci me fëmijën tim. Më mungon qyteti. Më mungon të eci në rrugë kuturu, të fotografoj dhe të përshëndes njerëzit që njoh.

Të pij kafe në një bar të vogël, të bisedoj shqip, dhe të falenderoj njerëzit që nuk i njoh fare dhe më thonë “marshalla” në shqip për fëmijën.

Më mungon të përplasem me një mik të vjetër, ose më një të ri, të shkëmbej biseda të këndshme. Më mungon të dal në dyqan të blej perime, të marr ëmbëlsira dhe të kthehm sërish në shtëpi. më mungon kaosi i pisët që ka një qytet I madh, por sërish dhe nuk e di se so gati gati më përlqen kjo qetësi.

Përpiqem të jem pozitive. Të qetësohem dhe të shijoj që po rri pa presionin e ditës së përditshme. I kujtoj vetes se sa me fat jam që nuk duhet të dal jashët shtëpisë për të punuar, dhe më vjen keq për ato që jeta dhe të ardhurat i janë prekur nga pandemia.

Përpiqem të ndaloj së pyeturi, spekulluari dhe imagjinuari. E di që për këto do të ketë kohë më vonë, për të bërë më shumë pyetje, për të kërkuar më shumë përgjigje, por për tani, ne duhet të qendrojmë në shtëpi. puna ime është të bëj pyetje dhe të marr përgjigje, por për tani, unë nuk kam asnjë. Ne duhet të qendrojmë në shtëpi.

Një tjetër i vdekur, një tjetër i infektuar. Një qytet tjetër i kyçur, një tjetër kufi i mbyllur. Dhjetrat bëhen qindra, qindrat bëhen mijëra, mijërat bëhen…. Unë shpresoj që të mbarojë me kaq.

Unë përpiqem të ruaj qetësinë me ato që keqinformojnë, që nuk kuptojnë dhe që shqetësohen më shumë për ndalimet e përkohshme të lirisë se sa shqetësohen për njerëzit që kanë përrreth. Sërish, unë përpiqem të ndaloj mendjen time të vërdalliset me pyetje.

Mbremja bie sërish dhe çdo kush bie në gjumë, por unë, shkoj sërish në ballkon. Platforma ime, hapësira ime, e vetmja mënyrë për të dale jashtë. Disa qenë rruge, poshtë ballkonit tim, lehin, dhe më pas zhduken në errësirën e rrugëve të braktisura.

Marr frymë në qetësi, ajri i qetë dhe i freskët, dhe pi një gllënjkë verë të kuqe që më ngatërron mendjen time të hutuar tashmë.

Nesër është një ditë tjetër drejt mbarimit të kësaj gjendje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>