Ditë tragjike në Britani të Madhe, 938 viktima me Covid-19

Nga Exit News
Ditë tragjike në Britani të Madhe, 938 viktima me Covid-19

Britania e Madhe raportoi të mërkurën 938 viktima mes pacientëve me Covid-19 duke e çuar totalin në 7 097 të vdekur.

Projeksionet ngrenë alarmin se Britania mund të vuajë numrin më të lartë të viktimave në Evropë – gati 3 herë më shumë vdekje se në Itali.

Autoritetet raportuan 828 viktima në Angli, 72 në Skoci, 33 në Uells dhe 5 në Irlandën e Veriut.

Anglia mbetet me numrin më të lartë të vdekjeve, nëtotal 6 433 persona.

Të martën projeksione të modeluara nga Universiteti i Uashingtonit analizuan se deri në korrik, Britania e Madhe mund të vuajë deri në 66 000 viktima.

Për t’iu përgjigjur situatës qeveria po përpiqet të hapë një laborator të ri testesh në Universitetin e Kembrixhit, i cili pritet të ketë një kapacitet prej 30 mijë testesh në ditë, por që mund të jetë në punë vetëm pas muajit maj.

Aktualisht janë testuar 232 708 persona, prej të cilëve 60 733 janë diagnostikuar me Covid-19.

Britania e Madhe është prej 2 javësh nën masa emergjente, të diktuara nga pandemia e koronavirusit.

Sëmundja e Covid-19 mund të thuhet se u nënvlerësua nga qeveria britanike e cila mori masa kufizuese shumë më vonë se sa shtetet e tjera të Evropës.

Kryeministri Boris Johnson, i infektuar me Covid-19, është prej së hënës i shtruar në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>