Bill dhe Melinda Gates do të divorcohen, raporton Reuters. Ata kanë kërkuar divorc pas 27 viteve martesë.
Një nga çiftet më të pasura në botë pohuan se aktiviteti i fondacionit të tyre do të vijojë pavarësisht divorcit.
Fondacioni i Bill dhe Melindës ka patur një ndikim mjaft të madh në botë në fushën e shëndetit, duke shpenzuar mbi 50 milionë dollarë drejt vendeve të varfra.
Ata kanë financuar fushata të tëra për shërimin nga sëmundje të ndryshme si malaria apo vaksinimin e njerëzve në vendet e varfra.