Djali i diktatorit dhe faji i mbetur jetim

Nga Jonila Godole
Djali i diktatorit dhe faji i mbetur jetim

Fëmijët e diktatorëve nuk e kanë të lehtë. Ata mbajnë mbi shpinë arsenalin e krimeve që kanë kryer prindërit e tyre; mbajnë mbi shpinë traumën nga degradimi i mitit të babait, nga Zot në kriminel, si dhe dilemat morale se si të jetojnë me hijen, dhe nën hijen e tij.

Kur lexon biografinë e Swetlana Allilujewa-s, të bijës së Stalinit, përballesh me një person që gjithë jetën e kaloi në arrati për t’i ikur biografisë së saj dhe hijes së babait, ndërkohë që vëllai dhe nëna nuk rezistuan dot dhe i dhanë fund jetës në mënyrë tragjike.

Pas vdekjes së Stalinit, Swetlana ndërroi emrin në Lana Peters dhe u largua nga Bashkimi Sovjetik. Vdiq në vetmi dhe pështjellim mendor në moshën 85-vjeçare në një azil në Wisconsin.

Zoia Çaueshesku ka rrëfyer për obsesionin e të ëmës, Elenas, dhe dhunën psikologjike që ushtronte ajo te fëmijët e vet duke u vendosur oficerë të Securitate-s nga pas, ngado që shkonin.

Në Shqipëri kemi pasur vetëm dëshminë e djalit të ish-kryeministrit Shehu, shkrimtarit Bashkim Shehu, i cili jo vetëm është distancuar hapur nga krimet e familjarëve të tij gjatë diktaturës, por vazhdon edhe sot e kësaj dite, të përshkruajë përmes letërsisë jetën kriminale dhe dehumanizimin e një regjimi, në të cilin i ati luajti rol kyç për dekada të tëra.

Në një mjedis si ky shqiptar, ku nuk pati ndonjëherë përballje serioze të drejtësisë me krimet e komunizmit dhe ku urrejtja klasore nuk u ndërpre pas rënies së regjimit, distancimi i dikujt nga krimet e babait kërkon guxim dhe moral.

Ky rast distancimi dhe pendese mbetet më se i veçuar, të mendosh që shumë të tjerë zgjodhën të heshtin, madje edhe të glorifikojnë, pa kurrfarë brerje ndërgjegjeje, veprën e etërve, përkundër fakteve kokëforte që ashiqare dëshmojnë përfshirjen e tyre në krime ndaj njerëzimit.

Rasti më i fundit i këtij glorifikimi është letra e djalit të diktatorit, drejtuar kreut të qeverisë dhe përfaqësive të huaja për një çështje proceduriale në lidhje me prishjen e banesës së familjes Hoxha, me “persekutimin” e padrejtë të tyre dhe dëmet e shkaktuara, përfshi vjedhjen e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës”.

Në morinë e denoncimeve të tjera nga qytetarët shqiptarë në këto 30 vite, mbi padrejtësi të ngjashme ose shumë herë më të mëdha se kjo, ky rast nuk do të merrte aspak vëmendje nëse denoncuesi do të ishte një individ dosido. Por dërguesi i letrës është më tepër se kaq.

Ai është pasqyra ku ne mund të shohim funksionalitetin e sistemit demokratik, por edhe shëmtinë e sistemit moral që kemi ngritur.
Nga letra shohim se dërguesi i saj i njeh në mënyrë të shkëlqyer të gjitha nocionet e të drejtave të njeriut, por deri më sot nuk ka përmendur kurrë shkeljen e tyre për viktimat e shkaktuara nga regjimi që vendosi dhe udhëhoqi babai i tij për 45 vite.

Ironia qëndron në faktin se ligjërisht, falë sistemit demokratik, ai edhe mund të ketë të drejtë në kërkesën e tij. Por, moralisht, të kërkosh të shfrytëzosh sistemin demokratik për të ruajtur reliktet e një diktatori është paturpësi!

Çështja nuk shtrohet nëse ka faj apo jo fëmija i një krimineli, sepse afërmendsh përgjegjësitë për veprimet tona në jetë janë dhe duhet të mbeten individuale. Megjithatë, siç krimi mbetet krim (pavarësisht se mund të kryhet sipas një urdhri), edhe çdo veprim yni i parashtrohet gjykimit moral.

Ose siç thotë filozofi Karl Jaspers, kur flet për fajin dhe fajtorët në Gjermaninë e pasluftës (Die Schuldfrage, 1946), “për fajin moral, instanca më e lartë e drejtësisë mbetet ndërgjegjja e gjithsecilit.”

Për fajin dhe fajtorët në Shqipëri duhej folur menjëherë pas rënies së diktaturës, sa kohë krimet ishin ende të freskëta dhe përgjegjësit e tyre ende të identifikueshëm. Por kjo nuk ndodhi. Në vazhdën e një fryme konsensusi mes palëve që e lanë pushtetin dhe atyre që e morën, “faji politik” për 45 vite diktaturë u nda mes popullit dhe Partisë së Punës (kjo e fundit ndërroi emrin në Parti Socialiste duke u “shpëlarë” kësisoj nga përgjegjësitë e të shkuarës?!), dhe, befas, të gjithë u kthyen në “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”.

Pjesë e farsës së ballafaqimit me të shkuarën ishin edhe gjyqet e bujshme ndaj krerëve të regjimit mes viteve 1992–1996, të cilët do të liroheshin përfundimisht më 1999, me ardhjen e PS në pushtet.

Akuzat e tyre do të ndryshonin nga viti në vit, nga gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit, në abuzime fondesh apo kafeje, duke e kthyer në qesharake gjithë përpjekjen pozitive fillestare, për një drejtësi tranzicionale.

Të gjitha komisionet për verifikim apo pastërti figure të ish-funksionarëve të sistemit ishin alibia që mbulonte dakordësinë gjithëpalëshe se pas gjyqeve të para politike, për sy e faqe, në vazhdim, askujt më nuk do t’i hynte një gjemb në këmbë.

Gjykimi i “fajit politik” nga fituesit që e morën pushtetin në 1990-ën nën tavolinë do të shenjonte gjithë kulturën tonë të kujtesës për tre dekada : mungesën e lustracionit; mungesën e dekomunistizimit; përpjekje për rehabilitimin e figurës së diktatorit Hoxha përmes biografive të bashkëpunëtorëve të afërt dhe aktiviteteve festive me portretet e tij; rehabilitimin e drejtuesve politikë në qeverinë e diktatorit të fundit, Alia; rehabilitimin e ish-drejtorëve të burgjeve dhe të kampeve të internimit; rrënimin e vendeve të vuajtjes për të fshirë gjurmët e krimit komunist; anatemimin dhe goditjen e zërave kritikë ndaj komunistizimit të pandërprerë pas 1990-ës; mbajtjen gjallë të frymës së urrejtjes klasore dhe ushqimin e saj të vazhdueshëm përmes diskursit publik dhe propagandës në parlament e në media, e të tjera, e të tjera.

Në këtë frymë morali të dyfishtë dhe konfliktualiteti lypset guxim të kërkosh ndjesë dhe të falësh. Të kuptohemi drejt, edhe sikur djali i diktatorit apo e gjithë shoqëria shqiptare t‘u kërkonte ndjesë viktimave të komunizmit, kjo ndjesë kurrë nuk mund të matej me trajtimin çnjerëzor, vuajtjet dhe injorimin që u janë shkaktuar atyre dhe familjeve të tyre në 70 vitet e fundit.

Por a mund të arrihet një konsensus mes palëve mbi historinë duke e shmangur të vërtetën dhe fajin moral? Para 1990-ës komunizmi nuk ishte sistemi ku mund të tregoje me gisht padrejtësitë, por sot mund ta pranonim përgjegjësinë morale për rreshtimin tonë si dele para kutive të votimit apo për mbylljen e syve dhe veshëve para padrejtësive që u shkaktoheshin fqinjëve tanë.

Dhe kësaj përgjegjësie nuk mund t’i bëjë dot bisht as i biri i diktatorit!

9 komente

  1. Oriku 2 Korrik, 2020 në 10:26 am

    Nuk e kuptova çka dashur te thote zonja ne kete artikull. Duket qe ajo nuk e njeh fare kauzen qe pretendon se shkruan

  2. Bruna 2 Korrik, 2020 në 2:40 pm

    Oriku lexohe edhe njehere, ose me mire te mos e kishe lexuar fare

  3. Jan Jansen 2 Korrik, 2020 në 3:34 pm

    Ke shkruar shumë mirë, Jonila!
    Siç kam argumentuar më parë, të gjithë funksionarë të Partisë se Punës ose në jetën publike, përpara 1/1/1992 duhet te pushohen nga jeta politike dhe nga jeta publike.

  4. George 3 Korrik, 2020 në 5:41 am

    Diktatori na nxorri .nga Shtepite tona .
    Konfiskoi pasurite tona .
    Dyqanet .dhe pronat tona .
    Me sa di une ate shtepi ku jetonte nexhmije Hoxha .nuk e kish blere apo privatizuar .
    Nese jam gabim me korrektoni dhe me thoni por une keshtu e di qe banesa ku jetoi Nexhmije xhuglini Hoxha .nuk qe privatizuar prej saj apo familjes se saj .ndaj ne nje Shtepi qe nuk eshte e jotja .cdo shtet ka re drejten per te te nxjerre jashte ne cdo kohe

  5. Balo Bënça 5 Korrik, 2020 në 10:32 am

    Jonila,shumë e vendosur kundër Diktaturës komuniste…
    Por asnjëherë nuk kam qenë dakord me të….sepse rreh kot ujë në havan !
    Ky popull nuk është i krahasueshëm as për së largu me ata popuj që ne kujtojmë se u përkasim…gabon rëndë nëse e merr seriozisht idenë se shqiptarët mund t’i afrohen për shumë dekada popujve të qytetëruar …
    Komunizmi në Shqipëri rron dhe do të rrojë për shumë vjet,sepse Komunizmi ligjet e tij i zbatonte…ashtu siç dinte…
    Sistemi rokoko i pas viteve 90,nuk i zbaton ligjet as si Komunizmi,as si Demokracia…nuk i zbaton fare…
    Atëhere mbijeton ai që ka fisin më të madh dhe më të egër…prandaj moj bukuroshe iku Agroni…prandaj zëri yt nuk dëgjohet…
    Prandaj mos e shty veten në turp..shoqëria tribale shqiptare…po po tribale ,nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie humane për të dëmtuarit nga Diktatura…
    “Demokracia” shqiptare….jo ajo e Propagandës që kemi sot(Zaten komunistët vetëm vrasje e propagandë njohin) por Demokracia e Ligjit gur themeli mund të kishte pushkatimin publik të Birosë…siç e pësoi Çaushesku…
    Më beso efektet e asaj pamjeje,e imagjinoj ,do kishin mbi shqiptarët effectus mirabilis…për shumë dekada…

  6. N 5 Korrik, 2020 në 6:24 pm

    Epo per aq kohe sa te perdoremi ( sepse nuk kemi as me te voglen fuqi ekonomike e militare per te mbrojtur zerin tone ) nga BE per interesat monopolizuese te vetat nepermjet mbrojtjes se ideologjive te tyre politike ( socialism neoliberalism dhe komunizem kryesisht ) atehere pirdhni se liroheni. Madje ta mbajme me shendet plakën merkel qe na e hodhi ne plera brezin tone si pa te keqe fare. E kam fjalen per brezin 30 vjecar. E di ku dallohet ? te klientelizmi. Edhe njehere ne evrope nuk ka konkurrence ka vetem mik.

  7. FOTAQ BANUSHI 12 Korrik, 2020 në 4:19 am

    PA DASHUR ,TE DEL PARA OSE MBRAPA NJE FOTO OSE NJE KOMENT, QE TE HEDHESH DISA FRAZA NE FACEBOOK,PO LEXOJ QE SHQIPTARET PO FLASIN AKOMA PER DIKTATUREN DHE NUK PO E KUPTOJNE AKOMA QE PO I UDHEHEQ DIKTATURA.LIGJET DHE PROVA TE PAKUNDERSHTUESHME PROVOJNE KETE QE SHKRUATA ME LART,PAS 24 VITESH AKOMA FLITET PER DIKTATUREN,E KALUARA ESHTE PER KEDO QE KA LINDUR DHE JETUAR NE SHQIPERI ,E HIDHUR ,PER DISA DHE E EMBEL PER DISA TE TJERE,BIE GJITHMONE SHKATERIM,ARSYEJA VEDETAT E SE KALUARES,PAGUHEN NGA NJEREZ QE SKANE FARE TE BEJNE ME ATO QE KANE NDODHUR,DHE PO PERSERITET NE SHQIPERINE PSEUDO DEMOKRATIKE,NGA VIZITA E FUNDIT QE BERA NE VENDLINDJE GJIROKASTER PO DHE TIRANE E PERMET,NUK PASHE NDRYSHIM NGA E KALUARA KOMUNISTA ,VETEM NJE DEMOKRACI ME MAKINA LUKSOZE,ME VJEN KEQ QE SKISHA DOLLARE TE QENDROJA ME SHUME SE DY MUAJ,TE SHIHJA ME SHUME ,SEPSE U KTHEVA ME SY TE HAPURA,JO ME SY TE MBYLLURA DHE I RAHUR ,DHE I KRYQEZUAT,PER ARSYE QE I DINI ME MIRE JU PATRIOTE,MEGJITHATE NUK MU BESUA QE NJE GRUA MBANTE BURIN E SAJ NE DUAR NE SHESHIN E CERCIZIT DHE ASNJERI NUK E NDIHMONTE,.ISHTE NJE FOTO QE ME MBUSHI SHPIRTI ME UREJTEJE POR NJE VEND QE E DOJA DHE E DUA ,JO VETEM SI VENDLINDJE POR DHE NJE JETE ME VUAJTJE DHE GEZIME,.KETO TE GJITHA I BENI VETE JU SHQIPTARET,JU AS DO NDRYSHONI NDONJEHERE,JUVE JENI “”KOMUNISTA DHE DEMOKRATE “” NE VENDIN,QE JU KANE DERGUAR TE KOMANDONI,DHE NACIONALISTE DHE PATRIOTE JASHTE SAJ,KJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE QE KA MBERTHYER ATE VEND,PER MENDIMIN TIM SHQIPERIA KA QENE DHE MBETET PENGE E SE KALUARES,DHE JU OSE EDHE UNE THONI SI ESHTE E MUNDUR!?PERGJIGJEJA ESHTE E THJESHTE SI EKUACIONI 3+4 ,DHE NUK BARAZOHET ME 5 SI GISHTAT E DUARVE DHE KEMBEVE QE E BEJNE KEDO ,TE NJERI NGAMIZERJA JO VETEM VETEM POR DHE TE TJETER,MITE BOGAI NGA STEGOPULI,NE NJE FESTE TE PROFIT ILISE,THOSHTE QE STEGOPULI ESHTE KOKA E LUNXHERISE,KURSE DHOKSATI KERTHIZA.MOS NDOSHTA DUHEN KTHYER LUNXHOTET NGA MERGIMI TE BEHET SHQIPERIA?I DON’T THINK SO.POR NJE VEND QE KA NJE HISTORI MJERA VJECARE DHE NUK KA PASUR MUNDESI TE SHKRUAJ GJUHEN E VET DICKA ESHTE GABIM,OSE HISTORIA ESHTE SHKRUAR KEQ OSE ESHTE FSHEHUR PER ARSYE SE SHQIPTARET VETE NUK PO TREGOJNE TE VERTETEN,QE PO VUJNE GJATE GJITHE KOHRAVE SI NE KOHEN ILIRE ,TO MAKE BIZANTIKE TURKE PUSHTIMET ITALIANE DHE GJERMANE,DHE ME E KEQJA PUSHTIMET E TANISHME QE NUK E LENE ATE VEND TE NGREHE KOKEN,UNE PO SHIKOJA DISA PJESE TE ZHVILLIMEVE NE KUVENDIN E POPPULLIT,QEE THENE TE DREJTEN ,ME SHUME KAM PARE GALLATE DHE ZENIE SE SA ZGJIDHJE TE PROBLEMEVE SHQIPTARET,NE CILIDOKUVEND OSE PARLAMENT,NUK FLITET PER PROBLEMET E SEICILIT DEPUTET,SIPAS RASTEVE TE EDIT SALES ,OSE TE TJEREVE .RESPEKTI QE TE HYSH NE ATE SALLE ,KU ESHTE PERKRENARJA E GJERGJ KASTRIOTIT,JO IKONA E KRISHTI,TREGOHET DUKE PREZANTUAR VETE FAMILJEN DHE PERSONALITETIN TEND SI I ZGJEDHUR PER TU FUTUR NE ATE SALLE,JU E KENI HARUAR ,PER CFARE U KA VOTUAR AI POPULL,PRANDAJ BENI KUJDES,KUR ERDHA NE TIRANE SHKOVA BASHKE ME KUNATIN TIM LLUKAN GARON TE KISHA E RINGJALLJES DHE JU LUTA KRISHTI PER TE GJITHE SHQIPTARET TJU LAJE MENDJEN NGA E KALUARA E HIDHUR ,SEPSE I THASHE QE JANE NJEREZ TE MIRE DHE PUNETORE SHQIPTARET,DHE NDOSHTA DO BEHET DICKA ME E MIRE NE TE ARDHESHME,KETU DUA TA MBYLL KETE ARTIKULL SE NDOSHTA U ZGJATA SHUME DHE LODHENI JO DUKE QENDRUAR NE KEMBE OSE TJU DJEGI DIELLIT I NXEHTE I KORRIKUT,POR FRAZAT E MIA QE JANE ATO QE KAM PARE NJERE E JETUAR NE KETE JETE TE DHIMBESHME 56VJCARE,JU UROJ TE GJITHEVE DASHURI PER VENLINJEN,DHE KURE TE MOS HARONI JO VETEM IDENTITETIN POR EDHE ATE SHOQERIA QE DIKUJT I KA MUNGUAR PER VITE ME RADHE

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme