Doda e quan Ramën ‘llaxore e lagjes’

Nga Exit News
Doda e quan Ramën ‘llaxore e lagjes’

Mesila Doda e PDIU-së ju përgjigjë deklaratave të Kryeministrit Rama, i cili e quajti “Desdemona Mesila Doda”. Doda e quajti Ramën “llaxorja e lagjes hapi gojen”, për të cilin “sdo harxhoja kohe te shkruaja as dy rreshta”.

Në një postim në Facebook, Doda vazhdon e quan Ramën një “langaraq burrë si ty që përgojon të madh e të vogël”.

“Je i mjere o i zi… je i mjere se ke vetem nje mendim fiks ne koken tende… pushtetin. Je mjeran burre qe vendin e ke ne rrethin me te fundit te turpit te historise… kam nje lajm per ty. Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire… eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi”.

Ajo e quan ramën të keqn më të madhe të vendit, “me e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je nje e keqe me vetdije por ke nje date limit sot… 25 prillin”.

Doda i bëri thirrje Ramës që pas 25 prillit do të duhet të sjellë “raportin mjekësor që je i papërgjegjshem për veprimet e tua sepse vuan nga patologji të rënda të trurit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>