Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhë Sëmundjeve Ngjitëse, Anthony Fauci paralajmëroi në Senatin Amerikan se nëse shtetet vijojnë me shkeljen e rregullave të mbrojtjes ndaj koronavirusit ata do të futen në telashe.
I pyetur nga Senati mbi numrin e pritshëm të viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19, Fauci tha se “nuk do të ishte e habitshme nëse do të arrinim në 100,000 të infektuar në ditë, nëse nuk i ndryshojmë gjërat.”
Kjo është hera e parë që doktori Anthony Fauci dëshmon përpara Senatit që nga lirimi i kufizimeve për qytetarët dhe bizneset. Amerika shënoi një rekord të ri të numrit të të infektuarve me Covid-19 në një ditë javën e kaluar.