Koronavirusi mund të ketë qëndruar i fjetur nëpër botë dhe të jetë ‘zgjuar’ kur kushtet ishin ato të duhurat që ai të shpërthejë.
Kjo është një teori e doktor Tom Jefferson i Universitetit Mjekësor të Oxfordit.
“Shumë viruse qëndrojnë të fjetur në të gjithë globin dhe shfaqen kur kushtet janë të favorshme. Kjo do të thotë se ata edhe mund të zhduken. Ku shkoi Sars 1? Thjesht u zhduk. Unë mendoj se virusi ishte këtu. Këtu do të thotë kudo. Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe me gripin spanjoll. Në vitin 1918, rreth 30% e popullsisë në Samoan Perëndimore vdiqën nga gripi spanjoll dhe ata nuk kishin pasur asnjë komunikim me botën e jashtme”, tha Tom Jefferson për ‘The Telegraph’.