Donald Trump vendos maskë në publik për herë të parë

Nga Exit News
Donald Trump vendos maskë në publik për herë të parë

Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përdorur maskë teksa vizitonte në spital disa ushtarë të plagosur.

Trump është shprehur më parë se nuk do të vendosë maska, duke u tallur me rivalin e tij politik Joe Biden, kur doli me një të tillë.

“Kur je në një spital, sidomos në një situatë të veçantë si ajo që je duke folur me shumë ushtarë dhe njerëz që sapo kanë dalë nga salla e operacionit, mendoj që duhet të vendoset maska.” – ka thënë Trump.

Në SHBA u regjistruan 66,528 raste të reja me Covid-19 ditën e shtunë, një tjetër rekord i ri dhe 1350,000 viktima nga momenti i nisjes së pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>