Donald Tusk pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Donald Tusk pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Kreu i Këshillit Europian Donald Tusk deklaroi sot se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë.

Në një konferencë të shkurtër për shtyp pas takimit me kryeministrin Rama, zoti Tusk deklaroi:

“Unë kam qenë gjithmonë i mendimi, që BE duhet të çel negociata si me Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimet e Komisionit. 

Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt që janë trajtuar dhe vendet e tjera me të njëjtat aspirata.”

Zoti Tusk tha se Shqipëria duhet të vazhdojë me realizimin e reformave, veçanërisht me forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit:

“Në takim diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit.

Ky fiksim i BE-së me sundimin e ligjit është pjese e ADN-së tonë dhe do të jetë kështu edhe pasi vendi juaj të anëtarësohet, për ndryshe projekti europian nuk do të qëndronte dot në themele të forta.

Integrimi i Shqipërisë dhe rajonit është në interes edhe të Europës, pasi nuk mund të ketë Europë stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit.”

Më herët gjatë takimit, Kryeministri Rama i dha Zotit Tusk medaljen “Ylli i madh i Mirënjohjes Publike” për kontributin e tij në procesin e afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Po sot, Donald Tusk vizitoi dhe Maqedoninë e Veriut, nga ku i kërkoi BE-së të hapë negociatat me Maqedoninë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>