Donika Prela, hetuesja personale e “armiqve” të Partise Socialiste

Donika Prela, hetuesja personale e “armiqve” të Partise Socialiste

Donika Prela ka më shumë se një vit në detyrën e kryeprokurores kombëtare antikrim dhe antikorrupsion. Ajo u emërua në këtë detyrë si një lëvizje e rëndësishme e reformës në drejtësi nga Arta Marku,  prokurorja e ngarkuar me detyrën e Prokurores së Përgjithshme, gjithashtu një emërim plot lavde i drejtësisë së reformuar.

Nisur nga fakti se Prela është përgjigjia e reformës për profesionalizmin, pavarësinë dhe integritetin e prokurorisë dhe duke patur parasysh se në Shqipëri krimi dhe korrupsioni sundojnë kudo, do të ishte gjëja më elementare që në historinë e punës së saj një vjeçare të kishte një listë të gjatë procesesh hetimore kundër krimit dhe politikanëve të korruptuar.

Minimalisht, ajo duhet të kishte çuar përpara dhjetëra hetime të rëndësishme të ktimit dhe korrupsionit, të nisura nga parardhësit e saj.

Fatkeqësisht në punën e daj nuk ka asnjë gjurmë të tillë, nuk asnjë veprim të vetëm të saj për të hetuar kriminelët dhe të korruptuarit.

E vetmja gjë në listën e arritjeve të Donika Prelës janë kërcënimet dhe hetimet për të zbuluar ata që kanë ekspozuar në publik politikanët e korruptuar dhe kriminelët, duke rrjedhur në media provat kundër tyre  që Donika Prela mban dhe nuk i përdor.

Në listën e “armiqve” të Prelës bëjnë pjesë porkurorë, media të huaja e vendase, gazetarë dhe njerëz të tjerë publikë, të cilët ajo ka vendosur të hetojë direkt apo indirekt.

Më poshtë një listë e hetimeve që ka hapur Donika Prela kundër “armiqve” që botojnë informacione kompromentuese për Partinë Socialiste dhe qeverinë.

Zëri i Amerikës publikon transkriptet e përgjimeve Dako-Avdylaj

Zëri i Amerikës publikoi më 30 janar 2019 pjesë të “dosjes 339”, ku tregohej se si Vangjush Dako bashkëpunonte me Astrit Avdylajn, për të blerë vota në Durrës për zgjedhjet e përgjithshme të 2017. Nga përgjimet doli për herë të parë se, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt, të arrestuar nën kërkesën direkte të qeverisë gjermane, në tetor 2018.

Pas publikimit të përgjimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin për “Zërin e Amerikës”. Në njoftimin e shpërndarë për media, Prokuroria tha se po kryente hetime për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor, në lidhje me publikimin e akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikim i të cilave po bëhej në kundërshtim me ligjin.

Gazeta Bild publikon audio-përgjimet Dako-Avdylaj

Në qershor 2019, Gazeta gjermane Bild publikoi audio-përgjimet e së njëjtës dosje 339, edhe kësaj here në fokus ishte kryetari i Bashkisë së Durrësit Dako dhe drejtuesit të bandës kriminale Astrit Avdylaj, i arrestuar për trafik kokaine në tetor 2018.

Pak orë pas daljes së përgjimeve, prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, nxorën urdhërin për ndalimin e publikimit të përgjimeve në media, përndryshe do të kishte ndëshkime penale.

Gazeta Bild publikon audio-përgjimet për vjedhjen e votave në Dibër

Sot, gazeta Bild publikoi pjesë të përgjimeve të dosjes 186, ku tregohet qartë edhe përfshirja e Kryeministrit Rama në vjedhjen e votave për zgjedhjet vendore në Dibër më 2016.

Pak orë pas publikimit të përgjimeve, prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi hapjen e hetimeve për nxjerje të sekretit hetimor.

Ndërsa, Kryeministri Rama shkroi në Tëitter se do të hedhë në gjyq në Gjermani gazetarin gjerman Peter Tiede, për publikimin e këtyre përgjimeve.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>