Dorëhiqen dy gjyqtare të tjera nga sistemi i drejtësisë

Dorëhiqen dy gjyqtare të tjera nga sistemi i drejtësisë

Dy gjyqtare të tjera kanë paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një ditë pas ditë pas dorëheqjes së gjyqtares së Tiranës Brunilda Kasmi.

Ato janë Merita Xhani, gjyqtare në Gjykatën e Durrësit dhe Nazmie Pengili, gjyqtare në Gjykatën e Krujës.

Gjyqtarja Pengili, në letren drejtuar KLD-së, shkruan se arsyeja e dorëheqjes së saj është mbarimi i mandatit të magjistratës në datën 10 prill. Ndërsa për gjyqtaren Xhani arsyeja e dorëheqjes nuk dihet ende.

Një ditë më parë dhe dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Civile Tiranë Brunilda Kasmi. Sipas Top Channel, në një bisedë telefonike, zonja Kasmi ka sqaruar se shkak për dorëheqjen është gjendja shëndetësore:

“Për arsye shëndetësore. Sëmundja nuk të pyet. Dua të sqarohem se unë nuk kam patur problem me pasurinë,” u shpreh Zonja Kasmi.

Me dorëheqjen e tre zonjave, shkon në tetë numri i gjyqtarëve që dorëhiqen nga detyra përpara se të kalojë në procesin e vetingut. Gjyqtarët e tjerë janë:

1.Mirela Fana – anëtare e Gjykatës së Lartë, kryetare e KED;

2.Ilir Pashaj – gjyqtar në Elbasan;

3.Drita Velaj – gjyqtare në Kukës;

4.Besnik Imeraj – anëtar i Gjykatës Kushtetuese;

5.Ilir Çeliku – gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Ndërkohë, për më shumë për anëtarët e sistemit të drejtësisë të larguar që pas miratimit të reformës në drejtësi mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>