
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti u dorëhoq të enjten nga posti i gjyqtares.
Kërkesa e saj u bë publike gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku po shqyrtohej çështja e saj.
Regleta Panajoti u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shtator të 2019, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke argumentuar se zonja Panajoti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe nuk justifikon të ardhurat e saj.
Në në një artikull të mëparshëm Exit theksoi se konfirmimi i gjyqtares Panajoti cënon besimin e publikut në institucionet e vetingut.