
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas Koha.net, Mustafa ka paraqitur dorëheqjen gjatë mbledhjes së kryesisë së LDK-së. Ky vendim erdhi pas humbjes së partisë në të gjitha komunat dhe qytetet e Kosovës.
Sipas rezultateve deri tani, LDK ka marrë 13.08 përqind ose rreth 103 mijë vota. Ky sipas mediave është rezultati më i ulët që kjo parti ka marrë në zgjedhje.
Ndërkohë që Vetëvendosja kryeson garën me 47,88 përqind të votave.