Klement Zguri, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u dorëhoq nga detyra, ditë e premte (18 shtator). Ai i ka paraqitur dorëheqjen e tij Kuvendit, sipas raportimit të Balkanweb.
Kuvendi miratoi të enjten (17 shtator) ngritjen e Komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni pritet të fillojë punën me shqyrtimin e të gjithë kandidatëve për të qenë anëtarë në KQZ-në e re – aplikimet përfundojnë më 18 shtator.
Për lexuar një listë të atyre që kanë aplikuar deri më tani për të qenë pjesë e KQZ-së, klikoni këtu.