
Ministrja gjermane për Famijen, Franziska Giffey dha dorëheqjen pas akuzave për plagjiaturë.
Ajo kishte mbrojtur doktorarurën e saj në vitin 2010 ndërsa në vitin 2019 nisi një hetim nga universiteti i Berlinit.
Ajo nuk priti përfundimin e hetimit por kërkoi largimin nga ky post.
Megjithatë Giffey do të garojë për Bashkinë e Berlinit. Ajo pohoi se kjo çështje nuk prek kandidimin e saj në zgjedhjet lokale.