Dorëhiqet Prokurori Petrit Fusha

Dorëhiqet Prokurori Petrit Fusha

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha dha sot dorëheqjen. Në letrën e dorëheqjes, Fusha shkruan se “Prokuroria nuk është më vendi ku mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare”.

Fusha ishte pjesë e listës së publikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 15 janar 2018  për procesin e vetingut, por deri më tani prokurorit nuk i ishte caktuar një datë për seancën dëgjimore. Sipas ligjit të vetingut, pas dorëheqjes KPK duhet të ndalojë procesin e rivlerësimit të Fushës.

Në gusht të viti 2016, Petrit Fusha u akuzua nga media për ndikim në hetimet në çështjen e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit të vrarë në landfillin e Sharrës në gusht 2016.

Në dhjetor 2016, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe prokurori Petrit Fusha u fotografuan duke drekuar së bashku në një nga restorantet e Tiranës.

Çështja e Ardit Gjoklajt u mbyll përfundimisht në shkurt 2019, kur gjykata shpalli të pafajshëm Dëfrim Hakramën, mbikëqyrës i punonjësve në landfill, dhe Edmond Kallarin, shofer i ekskavatorit, të dy të akuzuar nga prokuroria e Tiranës si përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>