Doris Pack: Plotësimi i kushteve të Gjermanisë, pikënisja e integrimit europian

Doris Pack: Plotësimi i kushteve të Gjermanisë, pikënisja e integrimit europian

“Shqipëria duhet të nisë më zbatimin e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman për t’u bërë gati për hapjen e negociatave.”

Kështu deklaroi Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack gjatë takimit të forumit të grave të Partive Popullore Europiane në Vienë.

Zonja Pack tha se kriza politike në vend është reale ndaj 9 kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman, duhet të shërbëjnë si udhërrëfyese për zgjidhjen e saj:

“Opozita i dorëzoi mandatet, pasi nuk kishte më asnjë garanci kushtetuese. Në parlament nuk respektohej e drejta e fjalës dhe mekanizmi parlamentar për kontrollin e qeverisë, ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk ekziston. Korrupsioni i lartë dhe krimini organizuar janë probleme shqetësiese. Një ish ministër i brendshëm u dënua nga një gjykatë.

Ndërkohë që në qendër të Tiranës protestohet prej shumë muajsh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të cilin qeveria po kërkon ta shembë për të ngritur kulla të larta vetem për qëllime fitimi.

Shqipëria duhet të nisë përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bundestagu, përsa i përket luftës kundër korrupsionit, vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Në këtë mënyrë qeveria do të detyrohet të plotësojë kushtet dhe të hapë perspektiva për shqiptarët në Shqipëri, duke bërë që edhe numri i azilantëve të zvogëlohet.”

Të njëjtin qëndrim me Pack, mbajti dhe Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas Shqiptare, Albana Vokshi, e cila tha se PD i konsideron 9 kushtet e Bundestagut si një udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës politike, për rivendosjen e bazave të shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>