
Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane , Doris pack ka kritikuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese të enjten.
Në një postim në Twitter, Pack pohoi:
“Janë shumë për të ardhur keq dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të socialistëve në pushtet që thyen konsensusin e arritur me opozitën, bashkë me ndërkombëtarët. Dje u ndryshua në mënyrë të njëanshme Kushtetuta”
Ajo pohoi se kryeministri Rama “po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipërinë”.