Dortmundi kthen stadiumin në spital për Covid-19

Nga Exit News
Dortmundi kthen stadiumin në spital për Covid-19

Një nga tempujt e futbollit gjerman, Westfalenstadion – njohur ndryshe si Signal Iduna Park – është kthyer në spital të hapur për Covid-19.

Tribuna veriore është përshtatur në urgjencë për rastet e lehta, ndërsa fusha në spital për pritjen e më të sëmurëve.

Presidenti i këshillit administrativ të klubit të Borussia Dortmund, Hans-Joachim-Watzke u shpreh se:

“Stadiumi ynë është simbol i qytetit, pikë referimi për këdo në Dortmund dhe rrethina, falë strukturës dhe kushteve që ka mund të ofrojë ndihmën e nevojshme për autoritetet në këtë kohë pandemie. Me hapjen e stadiumit për autoritetet e shëndetësisë u kthejmë mbrapsht njerëzve atë [nder] që na ka dhënë ndër vite.”

Stadiumi i Dortmundit u hap fillimisht në vitin 1974. Për nga kapacitetet – me mbi 81 mijë spektatorë – ai është më i madhi në Gjermani.

Për luftën kundër pandemisë së koronavirusit, kjo është ndihma e radhës që vjen nga sporti.

Qendra sportive e tenisit USTA Billie Jean King National Tennis Center në New York, stadiumi Bernabeu i Realit të Madridit, stadiumi kombëtar i brazilit Maracana, stadiumi i Kardifit në Uells, apo ai i toreadorëve në Peru janë kthyer gjithashtu si magazina, apo hapësira spitalore.

Me rreth 6 mijë të diagnostikuar të tjerë, Gjermania u bë të dielën shteti i katërt në botë – pas SHBA-ve, Spanjës e Italisë – me më shumë të infektuar me Covid-19 në botë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, më 5 prill, Gjermania kishte 97 074 raste të përgjithshme me persona të infektuar, prej të cilëve 1 478 kishin vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>