Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shpallur moskompetencë për gjykimin e dosjes për 22 komisionerët në Durrës të akuzuar për krime zgjedhore, për shkak të mungesës së akuzës për “grup të strukturuar kriminal”.
Mediat kanë raportuar se dosja do i kalojë Prokurorisë së Durrësit ndërsa për komisionerët qëndron në fuqi vendimi i Gjykatës së Durrësit.
Kjo e fundit la në arrest me burg 11 prej komisionerëve. Tetë të tjerë janë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje.
Ata akuzohen për veprën penale “votim më shumë se njëherë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit.
Dy nga 22 komisionerët për të cilët SPAK lëshoi urdhër arresti, kanë ndërruar jetë.