Doza e 3-të e vaksinës Pfzier ndalon infektimet me Delta ne Izrael

Nga Exit News
Doza e 3-të e vaksinës Pfzier ndalon infektimet me Delta ne Izrael

Israeli ka treguar se doza e trete e vaksinës Pfizer ka ulur ndjeshëm infektimet nga mutacioni Delta, sipas France 24.

Delta u përhap në Izrael, në qershor, pikërisht kur vendi filloi të publikonte të dhënat e vaksinimit të plotë të popullsisë.

Izraeli javën e kaluar kaloi nga infeksionet një shifrore ditore dhe zero vdekje në rreth 7,500 raste të përditshme, 600 njerëz u shtruan në spital në gjendje të rëndë dhe më shumë se 150 njerëz vdiqën vetëm atë javë.

Më 30 korrik, qeveria filloi administrimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer (PFE.N)/BioNtech, për njerëzit mbi 60 vjeç.

Të enjten ajo miratoi dozën e tretë për personat mbi moshën 40-vjeç, të cilët kanë paktën 5 muaj që kanë marrë dozen e dytë.

Në 10 ditët e fundit, pandemia po zvogëlohet midis grupmoshës së parë, më shumë se një milion prej të cilëve kanë marrë një dozë të tretë vaksine, sipas të dhënave të ministrisë izraelite të shëndetësisë dhe shkencëtarëve të intervistuar nga Reuters.

Shkalla e përhapjes së sëmundjes midis njerëzve të vaksinuar të moshës 60 vjeç e lart, filloi të bjerë në mënyrë të qëndrueshme rreth 13 gushtit dhe ka rënë nën 1, duke treguar se çdo person i infektuar po e transmeton virusin në më pak se një person tjetër.

Shkalla e transmetueshmërisë më pak se 1 do të thotë që një shpërthim po zvogëlohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>