Draft-vendimi i BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Draft-vendimi i BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Europian do të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse draft vendimi paraprak do të miratohet ne fund të marsit.

Exit News ka parë projekt-vendimin e përgatitur nga Presidenca e BE-së, i cili do t’i paraqitet Këshillit Europian në samitin e radhës, të planifikuar para krizës së koronavirusit, për t’u mbajtur në Zagreb javën e fundit të marsit.

Faksimile nga projekt-vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë
Faksimile nga projekt-vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Sipas draftit, Franca dhe Holanda, dy shtetet që kanë kundërshtuar më fort hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, duket se kanë zbutur qëndrimin e tyre.

Sipas agjencisë Reuters, Greqia nuk ka qenë fillimisht dakord me këtë vendim, por burime diplomatike thanë se Athina ka dhënë miratimin e saj pasi drafti i fundit kishte një gjuhë më të fortë për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht në mes të javës. Vendimi duhet të jetë unanim, pra të mbështetet nga të 27 vendet e BE-së.

Në fillim të marsit, Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe dhe rekomandoi sërish hapjen e bisedimeve me BE-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>