Lufta kundër krimit të organizuar dhe drejtësia janë dy çështjet kryesore, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e hapjes së bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së.
Kështu njoftoi zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert, në një postim të publikuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, pas videokonferencës mes Kancelares Merkel dhe Kryeministrit Rama, të hënën.
Më poshtë njoftimi i plotë:
Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.
Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.